Trump mbërrin për herë të parë shumë pranë Kim Jong-un

E publikuar: 07/11/2017 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur shumë pranë Kim Jong-un, dukem u ulur në Korenë e Jugut. Trump do të takohet me homologun e tij Moon Jae-in, për të diskutuar mbi tregtinë dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të takojë gjithashtu trupat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe disa politikanë lokalë.

Trump ka vizituar Japoninë nga ku kërcënoi Kim Jong-un mos të sfidojë fuqinë ameriakne.

Në Tokio, ai u shpreh se programi bërthamor i Koresë Veriore është “kërcënim” për botën dhe ka përsëritur se “periudha e durimit strategjik” ndaj Phenjanit ka marrë fund.