Trump kërcënon palestinezët: ‘U japim miliona dollarë, e nga ta as falënderim, as respekt

03.01.2018 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trump kërcënon palestinezët: ‘U japim miliona dollarë, e nga ta as falënderim, as respekt

Ai tha se njohja e qytetit të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit e vendosi çeshtjen kontraversiale jashtë tryezës së bisedimeve për paqen

SHBA mund të ndalë pagesat për palestinezët që nuk duan të vijojnë bisedimet për paqen. Në një postim në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA nuk merrte vlerësim dhe as respekt pavarësisht ndihmave të saj për palestinezët.

Ai tha se njohja e qytetit të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit e vendosi çeshtjen kontraversiale jashtë tryezës së bisedimeve për paqen.

Palestinezët kanë thënë se lëvizja tregonte se SHBA nuk mund të ishte më një ndërmjetësues neutral i bisedimeve. Menjëherë pas publikimit të vendimit të Uashingtonit në dhjetor, presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se ai nuk do të pranonte asnjë plan amerikan paqeje për Lindjen e Mesme.

Vendimi për Jeruzalemin i dënuar gjerësisht edhe në Kombet e Bashkuara, ku 128 shtete votuan kundër përmbushjes së një premtimi elektoral të Donald Trump.

Presidenti amerikan, më herët bëri komente edhe për ndihmat për Pakistanin, ku tha se SHBA kishte marrë vetëm gënjeshtra dhe zhgënjim në këmbim të miliarda dollarëve ndihma. Postimet e Trump në Twitter pasuan komentet e Nikki Haley, e dërguara amerikane në Kombet e Bashkuara, që tha se SHBA do të ndalonte kontributet për agjencinë e Kombeve të Bashkuara që ndihmonte refugjatët palestinezë.

Agjencia merret me programet e edukimit, shëndetësisë dhe ato sociale. SHBA është donatori më i madh qeveritar me rreth 370 milionë dollarë të dhuruara në 2016. Në një konferencë për shtyp, Haley tha: “Presidenti ka thënë qartë se ai nuk do të japë fonde shtesë ose do të ndalë financimet deri sa palestinezët të pranojnë të kthehen në tryezën e negociatave. Tërheqja e financimeve amerikane do të ketë pasoja të ndjeshme në agjencinë e OKB, pasi SHBA kontribuon me rreth 30 për qind të financave totale të saj. Në 2016, donatori i dytë më i madh, Bashkimi Evropian dha më pak se gjysmën e fondeve të dhuruara nga SHBA./rtv21.tv/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


OKB: bisedime për sigurinë në Damask

OKB: bisedime për sigurinë në Damask

Japoni, shpërthen vullkani "i fjetur"

Japoni, shpërthen vullkani "i fjetur"

Driton Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

Driton Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

Selimi: Maxhuni nuk e ka kaluar testin e Verifikimit të Sigurisë që e bën AKI-ja

Selimi: Maxhuni nuk e ka kaluar testin e Verifikimit të Sigurisë që e bën AKI-ja

Shpend Maxhuni emërohet drejtor i AKI-së

Shpend Maxhuni emërohet drejtor i AKI-së

Pushteti dhe opozita me vlerësime të ndryshme rreth raportit të KE-së

Pushteti dhe opozita me vlerësime të ndryshme rreth raportit të KE-së

Haradinaj: Vizat para pushimit të verës

Haradinaj: Vizat para pushimit të verës

Presidenti takon krerët e drejtësisë dhe sigurisë: Kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur

Presidenti takon krerët e drejtësisë dhe sigurisë: Kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur

LDK-ja synon t’i mbledhë në tryezë krerët e partive politike, temë edhe zgjedhjet

LDK-ja synon t’i mbledhë në tryezë krerët e partive politike, temë edhe zgjedhjet

Gjuriq: Prishtina s’është serioze në formimin e Asociacionit

Gjuriq: Prishtina s’është serioze në formimin e Asociacionit

Sherifi: Për raportin më shumë është përgjegjës qeveria e kaluar

Sherifi: Për raportin më shumë është përgjegjës qeveria e kaluar

Deda dhe Hoxhaj ‘kapen’ për temën e kapjes së shtetit

Deda dhe Hoxhaj ‘kapen’ për temën e kapjes së shtetit

Deputeti i Kosovës dënohet me dy vjet burgim për mashtrim

Deputeti i Kosovës dënohet me dy vjet burgim për mashtrim

Rruga e vështirë e VV-së për ta shkarkuar Dërgutin

Rruga e vështirë e VV-së për ta shkarkuar Dërgutin

Hoti: I vetmi sukses në Raportin e Komisionit Evropian është Demarkacioni që u miratua falë LDK-së

Hoti: I vetmi sukses në Raportin e Komisionit Evropian është Demarkacioni që u miratua falë LDK-së

Maqedonia e inkurajuar t’i vazhdojë reformat

Maqedonia e inkurajuar t’i vazhdojë reformat