Trump: Jam optimist për bisedimet tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian

22.01.2020 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trump: Jam optimist për bisedimet tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian

Presidenti amerikan Donald Trump foli me një farë optimizmi rreth bisedimeve tregtare me Evropën, por e la në tryezë kërcënimin për tarifa të reja ndaj automjeteve evropiane.

Prej kohësh, ai ka akuzuar Bashkimin Evropian se përfiton nga një avantazh i padrejtë tregtar, duke kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja ndaj makinave evropiane dhe pjesë të tyre të këmbimit, një produkt i rëndësishëm eksporti, veçanërisht për Gjermaninë, ekonomia më e madhe e Eurozonës.

Pas një takimi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Davos, Presidenti Trump tha se pati bisedime “shumë të mira” por pohoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, Uashingtoni do të shihte me përparësi mundësinë e tarifave ndaj automjeteve.

“Ne shpresojmë të jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje me Evropën. Dhe nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje ne sigurisht do ta studiojmë me përparësi këtë mundësi,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara këtë muaj arritën marrëveshje të reja tregtare me Kinën, Meksikën dhe Kanadanë, duke rishikuar marrëveshjet e mëparshme, që presidenti thotë se ishin të padrejta.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha se këto marrëveshje mund të nxisin rritjen e ekonomisë së SHBA këtë vit dhe se kjo rritje do të tejkalonte parashikimet më të mira, përfshirë ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shtëpia e Bardhë e ka shtyrë vazhdimisht vendimin nëse do të vendosë tarifa deri në 25 për qind për makinat evropiane, duke i përdorur këto kërcënime si levë në negociata.

Sektori i gjerë i prodhimit industrial në Evropës u zhyt në recesion vitin e kaluar, kryesisht për shkak të rënies së kërkesës për automjete eksporti, duke rritur presionin mbi zyrtarët e BE-së që ata të bien dakord për një marrëveshje.

“Populli amerikan dhe ai evropian janë miq të mirë, dhe pikërisht kjo duhet të shërbejë si bazë. Ne vërtet kemi çështje për të diskutuar dhe do të negociojmë,” i tha Von der Leyen, presidentit Donald Trump.

Kërcënimi i Presidentit Trump për të vendosur tarifa ndaj një eksporti të rëndësishëm evropian ka sjellë reagime të forta nga zyrtarë dhe kompani evropiane, të cilët janë punëdhënësit kryesorë në bllokun e BE-së. /Zëri i Amerikës

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje