Trump i kërkon llogari shefit të Twitter për rënien e numrit të ndjekësve

E publikuar: 24/04/2019 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA Donal Trump ishte takuar me shefin ekzekutiv të Twitter Jack Dorsey dhe pyet pse numri i tij i ndjekësve kishte rënë.

Takimi ishte organizuar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë dhe ardhur pak orë pasi Trump kishte kritikuar kompaninë për qëndrimin e saj kundër konservatorëve.

Përgjigja e Dorsey kishte qenë se rënia e numrit i ndjekësve të Trump kishte ardhur si rezultat i luftës së kompanisë kundër llogarive të rreme dhe spamit.

Dorsey shpjegoi për Trump se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me personat e tjerë të famshëm që kanë numër të lartë ndjekësish.

Trump është shprehur se Twitter nuk e trajton siç duhet si një Republikan. Ai ka humbur një numër të konsiderueshëm ndjekësish prej 204,000 por e papërfshillshme për numrin e ndjekësve në total prej 53.4 milionë.

Aksionet e Twitter u rritën me shpejtësi ditën e djeshme pas një raporti financiar pozitiv për tre mujorin e parë të 2019-ës. Trump ka një prej llogarive më të ndjekur në Twitter megjithatë kritikat e tij në drejtim të kompanisë nuk kanë munguar.

Ai thotë se rrjeti social është kundër konservatorëve dhe ide të tyre dhe mbështetë idetë dhe qëndrimet e majta dhe liberale si rezultat. /PCWorld Albanian