Trump: Gjasat që të tërhiqem janë zero

E publikuar: 08/10/2016 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar që nuk do të tërhiqet nga gara, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Trump ka qenë nën presion pas publikimit të një incizimi në të cilin ai bën komente seksuale, duke u mburrur se si ju ka shkuar pas dhe ka puthur femrat.

Ky incizim është bërë publik ditën e premte.

Ndërsa Trump ka deklaruar që gjasat që ai të tërhiqet janë zero dhe se ka mbështetje të madhe.

Tump ka kërkuar falje për incizimin në fjalë.