Trump i gëzohet takimit të tij me Putinin

E publikuar: 07/07/2017 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-së dhe ai Rusisë do të duhej të takoheshin sonte në margjinat e Samitit G20 në Hamburg, Gjermani.

Lidhur me këtë, presidenti amerikan Donald Trump ka shkruar sot në mëngjes në profilin e vet të Tëitterit se i gëzohet takimit me kryetarin rus.

“Iu gëzohem të gjitha takimeve të mia me liderë botërorë, përfshirë edhe takimin tim me Vladimir Putinin. Kemi për të biseduar për shumëçka”, ka shkruar Trump.

Agjencitë botërore kanë njoftuar se Trump ka arritur në qendrën ku po mbahet takimi i G20-ës e takimi me Putinin është paralajmëruar më vonë në mbrëmje.