Trump: Është vrarë edhe zëvendësi i Al-Baghdatit

E publikuar: 29/10/2019 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Abu Bakr al Baghdadit, edhe pasuesi i tij kryesor është vrarë nga trupat amerikane.

Lajmi është konfirmuar presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim në Twitter.

“Sipas të gjitha gjasave ai kishte marrë rolin e liderit të ISIS-it. Por tani edhe ai është vrarë”, shkruan presidenti amerikan.

Ai nuk specifikon se kujt i referohet, por të hënën, Pentagoni kishte konfirmuar vrasjen e Abu al Hassan al Muhajir, zëdhënës i ISIS dhe figurë e një rangu të lartë në grupin xhihadist.

Aksioni gjatë të cilit si al Baghdadi ashtu edhe pasuesi i mundshëm i tij, humbën jetën, nisi nga baza irakiene Erbil, me një udhëtim prej 70 minutash që ka detyruar patrullën ajrore të fluturojë në kuotë të ulët.

Pasi kanë mbërritur mbi objektiv, helikopterët kanë lëshuar dy bomba për të shpërndarë personelin e sigurisë dhe për të parandaluar një përplasje në ulje.

Mbikqyrja, e realizuar me ndihmën e forcave demokratike siriane, zgjaste prej të paktën pesë muajsh.
Al Baghdadi qëndronte shumë pranë fshatit Barisha, dhe pak më larg Idlibit.

Bashkë me të ishin edhe bashkëhsortet, dy prej të cilave kanë aktivizuar jelekët me tritol, kur kanë parë marinsat dhe i kanë dhënë fund jetës, ashtu sic bëri al Baghdadi me fëmijët që kish marrë me vete në tunelin pa krye.

Ndërkohë, që kanë qenë një palë të mbathura, që një spiun i forcave demokratike siriane, të udhëhequra ngfa kurdët i kish vjedhur al Baghdadit, ato që kanë provuar identitetin e tij përmes një testimi ADN-je.
Vetë Trump e ka minimizuar rolin e forcave kurde në aksion, duke thënë se ato kishin dhënë informacione ndihmëse por se nuk kishin luajtur një rol ushtarak.

Por komandantë lokalë thanë se forcat demokratike siriane, luajtën një rol të rëndësishëm në aksionin që u finalizua me vdejkjen e al Baghdadit.