Trump e quan “të turpshëm” vendimin e gjykatës për migrimin

E publikuar: 10/02/2017 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se gjykata që ka vendosur kundër rikthimit në fuqi të urdhrit të tij ekzekutiv për migrimin, ka marrë “vendim të turpshëm”.

Trump i bëri këto komente të premtën në Twitter, një ditë pasi një gjykatë e apeleve në San Francisko la në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët.

Urdhri i Trumpit, i lëshuar më 27 janar, u ka ndaluar hyrjën në SHBA qytetarëve të shtatë vendeve me shumicë myslimane për 90 ditë, ka pezulluar pranimin e të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe u ka ndaluar hyrjen për kohë të pacaktuar refugjatëve nga Siria.

Vendimi i gjykatës do të thotë se urdhri, së paku tash për tash, nuk mund të zbatohet./rel/