Trump e pret në Shtëpinë e Bardhë diplomatin kryesor të Putinit

E publikuar: 10/05/2017 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet sot me diplomatin kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, në Shtëpinë e Bardhë. Ky do të jetë kontakti i nivelit më të lartë ballë për ballë me Rusinë i presidencës së re të liderit amerikan.
Po ashtu, do të jetë edhe një shenj se dy vendet i kanë përmirësuar marrëdhëniet, të cilat Trump i përshkroi së fundmi si marrëdhënie që kanë rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë, transmeton Express.

Takimi mes Trumpit dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, do të mbahet pas takimeve të këtij të fundit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, një ditë më parë.

Plani i Rusisë për të stabilizuar Sirinë pas më shumë se gjashtë viteve luftë civile është tema më urgjente e politikës së jashtme në agjendën e këtij takimi.