Trump e pranon: Kam bërë testin për koronavirus, po pres rezultatet…

14.03.2020 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trump e pranon: Kam bërë testin për koronavirus, po pres rezultatet…

Të shtunën Presidenti Donald Trump bëri të ditur se të premten në mbrëmje kishte kryer testin për koronavirus duke shtuar se ai vetë nuk e dinte se kur mund të dalin rezultatet.

Zoti Trump i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë gjatë së cilës u publikuan të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë dhe ecurisë së disa masave të marra në kuadër të shpalljes së emergjencës kombëtare.

Të premten në konferencës ku u njoftua emergjenca kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi kur shtrëngoi duart me një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik, veçanërisht pas njoftimeve se ai vetë ishte ekspozuar ndaj virusit.

Mbrëmë u zbulua se katër anëtarë të një delegacioni brazilian që darkuan me Presidentin Trump fundjavën e kaluar në Mar-A-Lago kanë rezultuar të gjithë pozitivë me koronavirus.

Presidenti Trump u pyet nga gazetarët nëse po tregohej egoist duke mos u testuar.

“Nuk kam thënë se nuk do të testohem… Me të gjitha gjasat, po… Së shpejti… Po punojmë për një axhendë“, u përgjigj ai.

Por më vonë, pas kësaj deklarate mjeku personal i presidentit qarkulloi një letër ku thuhej se zoti Trump ka rrezik të ulët për t’u prekur nga virusi pasi ndërveprimet e tij me zyrtarët brazilianë ishin të kufizuara dhe se ato ndodhën përpara se ata zyrtarë të shfaqnin ndonjë simptomë. Mjeku i presidentit tha gjithashtu se nuk ka nevojë që zoti Trump të futet në karantinë dhe se madje ende nuk sugjerohet një testim i tij për virusin COVID-19, shkruan VOA.

Por të shtunën ishte vetë presidenti Trump që njoftoi lajmin se të premten në mbrëmje ai kishte kryer testin për koronavirus.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme

BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV

Thirrja e infektologut ndaj qytetarëve: Mos e fshihni se jeni të prekur nga koronavirusi

Thirrja e infektologut ndaj qytetarëve: Mos e fshihni se jeni të prekur nga koronavirusi

Zeka: Vonesat në mbështetje të sektorit privat shkatërrojnë ekonominë e vendit

Zeka: Vonesat në mbështetje të sektorit privat shkatërrojnë ekonominë e vendit

Vetëvendosje: President mos e shkel Kushtetutën, por vepro si në vitin 2010-2017

Vetëvendosje: President mos e shkel Kushtetutën, por vepro si në vitin 2010-2017

Mjeku i infektivit një mesazh për të varfërit: Jeta juaj është e paçmimtë, askush nuk ua rikthen

Mjeku i infektivit një mesazh për të varfërit: Jeta juaj është e paçmimtë, askush nuk ua rikthen

Fluturime për në Kosovë nuk do të ketë edhe 10 ditë

Fluturime për në Kosovë nuk do të ketë edhe 10 ditë

Qeveria shtyn vendimin për rinisjen e procesit mësimor deri më 6 prill Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Qeveria shtyn vendimin për rinisjen e procesit mësimor deri më 6 prill Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

“E shëruara” 81 vjeçare e kronavirusit vdes disa orë pasi u shfaq në videon e duartrokitjes me doktorët

“E shëruara” 81 vjeçare e kronavirusit vdes disa orë pasi u shfaq në videon e duartrokitjes me doktorët

Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie