Trump ‘dorzan’ i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

17.06.2020 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trump ‘dorzan’ i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Kosova e Serbia do të ballafaqohen me një diskutim përballë njëra-tjetrës më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Atje pritet që ky takim të prodhojë rezultat për një marrëveshje të përbashkët mes të të dyja palëve.

Klan Kosova mëson ekskluzivisht që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump mund të jetë garantues i kësaj marrëveshjeje e cila potencialisht mund të arrihet mes Kosovës e Serbisë.

Kjo do të thotë se ai mund të jetë prezent në celebrimin e mundshëm të një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Karakteri i marrëveshjes pritet të jetë me tipare ekonomike me benefit të palës nga Kosova dhe asaj të Serbisë.

Kjo ujdi siç merr vesh ekskluzivisht Klan Kosova, nënkupton një investim multimiliardësh në Kosovë dhe Serbi.

Në këtë rrugëtim opsioni amerikan është gjithëpërfshirës dhe nuk është kundër Bashkimit Europian.

Për këtë arsye ka gjasë që në takimin e 27 qershorit do të ketë edhe një përfaqësues europian, ku mësohet se emri i tij potencial është kryediplomati europian Josep Borrell apo sllovaku Mirosllav Lajçak.

I dërguari special amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ditë më parë iu bëri ftesë në Shtëpinë e Bardhë palës kosovare dhe asaj serbe, për një takim diskutimi rreth dialogut.

Klan Kosova ditë më parë raportoi se në takimin në Shtëpinë e Bardhë, Kosovën do ta përfaqësojë Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Ndërsa nga pala tjetër, përfaqësues të Serbisë do jenë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrja Ana Bërnabiq.

Kryeministri Avdullah Hoti foli sot lidhur me takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Washington ku u shpreh se atje marrin pjesë për njohje reciproke, dhe se Amerika do t’i japë dritën e kuqe Serbisë lidhur me kërkesat e saj të papranueshme për palën kosovare.

Ndryshe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq insiston se nuk do t’i pranojnë kushtet e parashtruara nga pala kosovare.

Se SHBA, mezi e presin këtë takim mes Kosovës e Serbisë, e tha mbrëmë në një reagim të tij edhe Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien,

Ai shtoi se bashkë me Richard Grenell do t’i presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Rreth asaj nëse palët ndahen të pakënaqura nga takimi në Washington, Emisari Special Richard Grenell u shpreh se gjithçka do të kthehet në ‘status quo’’.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mbi 1 milion euro investime në QS, regjistrohen dëmet e shkaktuara gjatë karantinës

Mbi 1 milion euro investime në QS, regjistrohen dëmet e shkaktuara gjatë karantinës

Zgjedhjet në Maqedoni, ja sa deputetë marrin partitë shqiptare

Zgjedhjet në Maqedoni, ja sa deputetë marrin partitë shqiptare

Michel kërkon një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes në samitin e BE-së

Michel kërkon një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes në samitin e BE-së

​Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare kërkon themelimin e një tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë

​Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare kërkon themelimin e një tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë

Numërohen mbi 90% të votave në Maqedoninë e Veriut

Numërohen mbi 90% të votave në Maqedoninë e Veriut

Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë

Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Presidenti Thaçi edhe sot vazhdon intervistimin në Hagë

Presidenti Thaçi edhe sot vazhdon intervistimin në Hagë

Sela: Haraçina u kthye në bastion të shqiptarëve, fitojmë edhe në shumë komuna të tjera

Sela: Haraçina u kthye në bastion të shqiptarëve, fitojmë edhe në shumë komuna të tjera

Takimi Hoti-Vuçiq në ora 16:00

Takimi Hoti-Vuçiq në ora 16:00

Beqaj: Gjykata Speciale do ketë pasoja në pastrimin e spektrit politik

Beqaj: Gjykata Speciale do ketë pasoja në pastrimin e spektrit politik

SHBA: Pritet shqyrtimi i projektligjit që u ndalon punonjësve federalë përdorimin e TikTok

SHBA: Pritet shqyrtimi i projektligjit që u ndalon punonjësve federalë përdorimin e TikTok

Paçarizi: Hoti është legjitim por i pafuqishëm përballë Vuçiqit në dialog

Paçarizi: Hoti është legjitim por i pafuqishëm përballë Vuçiqit në dialog

Rreth 60% të votave të numëruara: LSDM 36.78%, BDI 10.34%

Rreth 60% të votave të numëruara: LSDM 36.78%, BDI 10.34%

Deputeti i VV’së thotë se Thaçi nuk është dashur të shkonte në Hagë si president i Kosovës

Deputeti i VV’së thotë se Thaçi nuk është dashur të shkonte në Hagë si president i Kosovës

Irlanda shtyn fazën e fundit e lehtësimit të kufizimeve nga rritja e rasteve me COVID-19

Irlanda shtyn fazën e fundit e lehtësimit të kufizimeve nga rritja e rasteve me COVID-19