Trump beson se ilaçi antimalarie mund ta kurojë koronavirusin

E publikuar: 09/07/2020 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, ka deklaruar para mediave se presidenti Donald Trump e sheh ilaçin hidroksilorokinë kundër malaries, si ilaç premtues për parandalimin e koronavirusit.

Kjo pavarësisht se Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka thënë se efikasiteti dhe siguria e ilaçit s’janë dëshmuar.

“Presidenti gjithmonë ka thënë se e sheh hidroksilorokinën si parandalues premtues, por se çdo njeri nuk duhet ta marrë deri sa t’ia përshkruajë mjeku”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany në një konferencë për media.

Trumpi u kishte thënë gazetarëve në muajin maj se kishte nisur ta marrë këtë ilaç pasi dy zyrtarë të stafit në Shtëpinë e Bardhë kishin rezultuar pozitivë për virusin. Doktori i tij kishte thënë muajin e shkuar se Trumpi nuk kishte vuajtur nga asnjë efekt anësor pasi kishte marrë ilaçin për dy javë. Ilaçi mund të shkaktojë probleme në zemër.

Më herët gjatë javës, edhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ka treguar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ka njoftuar se po merr hidroksilorokinë./gs/