Truket psikologjike që funksionojnë tek çdo njeri

E publikuar: 19/08/2017 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çdo qenie humane është unike, por psikologët të cilët studiojnë me detaje sjelljet e njerëzve, vazhdimisht zbulojnë shenja të sjelljeve të caktuara të cilat mund të aplikohen tek të gjithë njerëzit.  Këto sekrete psikologjike do t’ju ndihmojnë të përmirësoni aftësitë tuaja komunikuese dhe t’ju lehtësojnë jetën në përditshmëri.

1.   Për të zbuluar nëse dikush ju pëlqen, zfjidhni një fjalë. Më pas çdo herë që personi tjetër përdor këtë fjalë apo sinonime të saj, tundni kokën dhe buzëqeshni. Nëse ai apo ajo ju pëlqen do të shihni se ky person do ta përdorë atë fjalë gjatë gjithë kohës.

2.   Doni që njerëzit të marrin seriozisht gjërat që ju thoni?

Në këtë rast mjafton të thoni se kështu ju kanë thënë prindërit. Njerëzit i marrin shumë seriozisht këshillat nga prindërit.

3.   Si të bëheni kampion i lojës “letra, guri dhe gërshëra”? Kjo është fare e thjeshtë. Para se të filloni lojën pyesni kundërshtarin tuaj për diçka të zakontë. Më pas kundërshtari i hutuar do të zfjedhë gjthmonë “gërshërën”.

4.   Nëse doni që njerëzit të bien dakort me ju në një diskutim, tundni kokën dhe mbani kontaktin me sy teksa flisni. Tundj e kokës tregon se “çdo gjë që po them është e vërtetë”, gjtihashtu bashkëbiseduesi juaj do të tundë kokën pa vetëdije gjithashtu duke rënë dakort me atë çfarë ju po thoni.

5.   Nëse ju është fiksuar në kokë një këngë të cilën nuk e pëlqeni fare dhe doni ta harroni, përpiquni të mendoni për fundin e këngës. Sipas efektit Zeigarnik, truri ynë ka tendencën të mbajë mend gjërat të cilat ne lëmë përgjysëm. Kështu nëse ju arrini të mendoni për fundin e këngës, truri do të mendojë se “kjo punë” është përfunduar dhe ju do ta harroni këngën.

6.   Nëse e dini se do të shkundni duart me dikë, sigurohuni që duart tuaja të jenë të ngrohta. Duart e ngrhta transmetojnë një atmosferë miqësore ndërkohë që duart e ftohta japin efektin e kundërt.

7.   Kur flisni me një mik, perifrazoni atë që miku juaj ka thënë, kështu do të jepni idenë se ju jeni një dëgjues shumë i mirë.

8.   Nëse ju duhet ndihma e dikujt fillojeni fjalinë me “Më nevojitet ndihma jote…”, njerëzit e urrejnë të ndohen fajtorë ndaj ata do t’ju ndihmojnë.

9.   Nëse ndiheni sikur dikush nuk ju pëlqen, kërkojin atyre një nder të vogël, si psh nëse mund t’ju japin një laps për të shkruar. Nga njëra anë njerëzve nuk u pëlqen të ndohmojnë njerëzit të cilët ata nuk i kanë qejf, por nga ana tjetër ndihma që ju po kërkoni është kaq e vogël sa “urryesi” juaj nuk do të mund t’ju thotë jo. Me kalimin e kohës ata do t[ arrijë në përfundimin se ju nuk jeni dhe njeri aq i keq.

10.    Nëse keni ndjesinë se dikush po ju vëzhgon, mjafton të hapni gojën dhe të shikoni përreth jush, nëse dikujt tjetër i hapet goja kjo tregon se ai/ ajo po ju vëshgonte./CityNews