Trudeau kritikon politikën proteksioniste të Trumpit

E publikuar: 24/01/2018 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau kritikoi sot në Davos politikën proteksioniste të presidentit, Donald Trump duke mbrojtur hapur vlerat e tregtisë së lirë.
Trudeau përshëndeti suksesin e negociatave të fundit në Tokio që i mundësuan Kanadasë t’i bashkohej dhjetë shteteve të tjera në atë që ai e cilësoi Marrëveshja e re e Partneritetit transpaqësor global dhe progresist (CPTPP për akronimin në gjuhën angleze).

“Marrëveshja e arritur në Tokio po ecën në rrugë të mbarë”, deklaroi Justin Trudeau duke kritikuar skepticizmin e tepruar në planin e tregtisë botërore në momentin aktual.

“Njerëzit janë të shqetësuar ose po bëhen gjithnjë e më të bindur se nga marrëveshjet tregtare përfitojnë pak dhe jo shumica”, u shpreh kreu i qeverisë kanadeze i cili kryeson G7 këtë vit, përcjell Atsh.

Pas marrëveshjes së tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian (CETA), Kanadaja është kthyer drejt Paqësorit në një moment kur në Montreal, diskutimet për rinegociimin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë së Amerikës Veriore (Alena) nxorrën në pah mosmarrëves