Tronditet Zvicra, Xhaka lëndohet dhe dërgohet me urgjencë në spital – rrezikon pjesëmarrjen në Rusi

E publikuar: 31/05/2018 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Zvicrës është shokuar sot, pasi mesfushori kryesor Granit Xhaka ka pësuar një lëndim.

Helvetikët janë duke zhvilluar përgatitjet në Lugano para fillimit të Kupës së Botës.

Gjatë pasdites së sotme, ka qenë një mot i keq me shi por kjo nuk e ka bindur trajnerin Vladimir Petkovic për t’i ndalur stërvitjet.

E nga fusha jo e mirë lëndimin e ka gjetur mesfushori shqiptar Granit Xhaka.

Xhaka ka lënduar gurin e këmbës së majtë dhe me urgjencë është larguar fillimisht drejt hotelit dhe pastaj në spital.

Sipas asaj që raporton e përditshmja zvicerane Blick, Xhaka është duke ndjerë dhimbje.

Mesfushori prishtinas është larguar nga qendra stërvitore me lot në sy dhe bashkëlojtarët e tij gjithashtu ishin të shqetësuar.

Xhaka llogaritet së bashku me Shaqirin si dy lojtarët më të mirë që ka Përfaqësuesja zvicerane.

Lajmet e para që vijnë nga Zvicra thonë se Xhaka rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në botëror.

Zvicra ndodhet në grup së bashku me Brazilin, Kosta Rikën dhe serbinë. /Telegrafi/

Miku më i mirë i Xhakës, Ricardo Rodriguez duke i qëndruar afër. (Photo: TOTO MARTI)