Tronditëse! Nëna e këngëtarit ndërron jetë gjysmë ore pasi foli me të birin

E publikuar: 23/06/2018 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 I prekur, Gena rrëfeu se nëna i ndërroi jetë vetëm gjysmë ore pasi kishin folur bashkë në telefon.

“S’ma mer mendja se ka njëri më të shtrenjtë se nëna, do më mungojë gjithë jetën. Është një boshllëk i madh, por është pjesë e jetës dhe nuk i shpëtojmë dot. Nëna ime u nda nga jeta në Janar të këtij viti. Ajo vunate nga një sëmundje në mushkëri. Ajo ishte në Gjermani dhe vetëm gjysmë ore para se të ndërronte jetë unë fola me të. Dhe kur më mori vëllai që më dha lajmin unë mbeta pa tekst, ngeca, më mbeti telefoni në dorë. Nëna ime ka qenë e vetmja që ka ruajtur në arkivë të gjitha albumet e mia”, u shpreh Gena.