Tronditëse/ Çun Lajçi: Ja si u rrëmbeva dhunshëm nga militantët e PDK-së, vetëm pse nderova Presidentin Rugova

E publikuar: 14/04/2015 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i njohur i trevave shqiptare Çun Lajçi ka bërë një rrëfim tronditës. Ai kishte marrë pjesë në një tubim parazgjedhor ku po prezentonte edhe Presidenti Rugova me ç’rast Çuni i kishte vënë plisin në kokë Presidentit, por menjeher pas tubimit ai rrëfen se ishte marrur dhunshëm nga militantët e PDK-së dhe ishte “gjykuar” për ato që kishte bërë.

Ja postimi i plotë

Ja dhurata ma e mirë e jetës sime të cilën ma dergoi Avi Rexhaj nga Amerika.
Ishin zgjedhjet e para pas luftës dhe mua me ftoj i ndjeri Xhemajl Mustafa që ti nderoja me nji recitim në sallën e sporteve 1Tetori në Prishtinë.Dola me monologun e plisit”Ta gjenë ty baca kokën që s’ta ka shoqin në Shkup as në Shkodër” dhe pa nji pa dy u afrova dhe ja bana me shnet dr.Ibrahim Rugovës e salla u ngrit në këmbë.U ngrit dhe Presidenti e njerëzit filluan ti digjnin këmishat nga gëzimi.
Ishte përjetimi im më i bukur dhe më i hidhur.Sepse të nesërmen me morën militantët e Hashimit dhunshem dhe me derguan në selinë e PDK që ta “paguaj gjynahin”që e kisha ba.E ke flliqur plisin me than,se ja ke vu n’krye shkaut!!!/BS