Trondit prestigjozja ‘Forbes’, ja çka thotë për Vladimir Putinin

E publikuar: 15/12/2016 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas revistës “Forbes”, Presidenti rus, Vladimir Putin është në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm në botë.
“Personi më i fuqishëm në botë për katër vjet rresht është Presidenti rus. Ai ka zgjeruar ndikimin e tijpothuajse në çdo cep të planetit. Nga toka amtare përmes Sirisë, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, Putin vazhdon të marrë çdo gjë që ai dëshiron”, shkruan “Forbes”.

Në vendin e dytë është presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndersa në pozitën e tretë është Kancelarja gjermane, Angela Merkel.