“Trokitja mbi çati”, ushtria e SHBA kopjon Izraelin

E publikuar: 27/04/2016 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kopjuar një taktikë unike izraelite në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik. Taktika që njihet me nofkën “Trokitje në çati” përdoret gjerësisht nga Izraeli në bombardimet në Gaza.

Së pari, mjeti fluturues shpërthen një raketë disa metra mbi çatinë e shtëpisë apo e qëllon atë me plumba, për të lajmëruar civilë që mund ët jenë brenda se pas pak ndërtesa do të hidhet në erë.

30 apo 40 sekonda pas paralajmërimit, me raste edhe më gjatë, ndërtesa bombardohet ashpër dhe pikërisht këtë po bën edhe SHBA ndaj Shtetit Islamik. Zyrtarë amerikanë thanë se kanë nisur të përdorin këtë metodë në Irak, në zonat e pushtuara nga Shteti Islamik dhe sipas tyre ideja është marrë nga taktika izraelite.

Megjithatë ata nuk komentuan nëse ishin instruktuar apo jo nga izraelitët se si ta zbatonin në terren këtë teknikë super të kolauduar kryesisht në Gaza. Ushtarakë amerikanë thanë se teknika është shumë efektive, pasi nga avionët, pilotët vinin re se si civilët braktisnin ndërtesat që paralajmëroheshin dhe më pas i bombardonin ato.

Rregulli i pashkruar i kësaj strategjie është se kush mbetet brenda në godinë nuk është civil, pra rrjedhimisht një armik, ose në rastin më fatkeq, dikush që nuk është i shpejtë mjaftueshëm për ti shpëtuar bombardimit.

/ Top Channel