Triumfon Roma

E publikuar: 18/04/2018 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma po kalon në formë të mrekullueshme, dhe kësaj radhe ka arritur që ta mposhtë Romën në javën e 33-të të Serie A.

Goli i Cengiz Under në minutën e 17-të dhe autogoli i Ervin Zukanoviq në të 52-tën siguruan fitoren e kryeqytetasve italianë.

Në anën tjetër, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Gianluca Lapadula në minutën e 61-të.

Pesë javë para fundit të kampionatit, Roma mban pozitën e tretë me 64 pikë, ndërkaq Genoa të 12-tin me 38 pikë.