Trim Jetullahu zbulon datën e publikimit të këngës së re

E publikuar: 25/04/2019 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trim Jetullahu ka bërë të ditur datën e publikimit të këngës “BABY”.

Trim Jetullahu po vjen me këngë të re, ndërsa për fansat ka treguar datën e lansimit të saj, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në InstaStory, këngëtari konfirmoi se kënga e titulluar “BABY” do të publikohet më 26 prill.

Nga fotoja e postuar në Instagram, Trimi ka lënë të kutpohet se kënga do të jetë ritmike dhe pritet të pëlqehet edhe nga publiku.

Projekti i fundit i tij ishte “Pa mu”, e cila numëron hiç më pak se 1 milion klikime në YouTube.