Tribunal për Krimet e Serbisë – çfarë do të ndodhë të hënën në Kuvend?

E publikuar: 06/05/2019 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën, në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet një “Takim Gjithëpërfshirës për Lansimin e Themelimit të Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë”.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, e organit legjislativ kosovar.

Takimi, i cili do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të fillojë në orën 14.

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, bën të ditur njoftimi nga Kuvendi.

Është pikërisht Veseli i cili po bën shtytje që të themelohet një gjykatë për krimet e Serbisë në Kosovë.

Megjithatë, është e vështirë të parashihet nëse iniciativa e tij do të rezultojë e suksesshme. /Express/