Tri raste për VAR, vetëm një gol: Besiktas fiton derbin kundër Galatasarayt

E publikuar: 02/12/2018 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besiktas ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin kundër Galatasarayt.

“Shqiponjat e Zeza” triumfuan para shikuesve të vetë në Vodafone Park kundër “Cim Bom Bom” me rezultat 2-0.

Vendasit që në minutat e para treguan se e dëshirojnë më tepër fitoren dhe kjo lojë e bukur u konkretizua me një gol.

Adem Ljajic realizoi gol në të 18 minutë nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Eren Derdiyok kishte prekur topin me dorë në zonën e rreptësisë. Në fakt, gjyqtari Cuneyt Cakir e kishte shikuar rastin përmes sistemit VAR.

Të besuarit e Fatih Terim ishin afër barazimit të rezultatit me Ozan Kabak, i cili në të 32 minutë goditi shtyllën horizontale pas rivënies këndore.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, bardhekuqtë kërkuan penalti duke pretenduar se ishte ndaluar në mënyrë të palejuar Eren Derdiyok, por pas shikimit sërish të VAR-it, gjyqtari nuk vërshëlleu në pikën e bardhë.

Domagoj Vida luajti me dorë në sekondat e fundit të 45 minutshit të parë, por gjyqtari nuk e konsideroi si të vullnetshme pasi që kroatin e goditi topi pas devijimit nga afërsia.

Portieri Loris Karius me vështirësi largoi topin në të 56 minutë kur goditi fuqishëm braziliani, Fernando.

Ricardo Quaresma realizoi gol në të 62 minutë, por gjyqtari anësor ngriti flamurin për të treguar se portugezi ishte në pozitë jashtë loje.

Cakir gjykoi një penalti në dobi të mysafirëve, kur Necip Uysal ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj Onyekurus në të 69 minutë, por pas rishikimit përmes VAR-it, sërish u anulua vendimi pasi u konstatua se paraprakisht futbollisti i “Cim Bom Bom” ishte shërbyer me dorë.

Omer Bayram gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes u gjend i vetëm para portierit, por nuk arriti të realizoi golin e barazimit. Edhe Maicon ishte afër të shënonte gol për mysafirët, por topi i goditur prej tij shkoi shumë afër portës së Kariusit.

Caner Erkin ishte i vetëm para portierit Fernando Muslera në kohën shtesë prej gjashtë minutave, por nuk arriti ta mposht uruguaianin.

Deri në fund të takimit më nuk pati ndonjë rast për të veçuar dhe kështu takimi përfundoi 1-0 në dobi të “Shqiponjave të Zeza”.

Pas kësaj, Besiktas ngritët në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 24 pikë, po aq sa ka edhe Galatasaray i vendit të katërt, por kanë goldallim më të keq. /Telegrafi/