Tri arsyet më të shpeshta që njerëzit mbajnë sekrete

E publikuar: 21/01/2018 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Merrni shembull rastin kur njerëzit duhet të jenë shumë ‘privatë’. Shumica nuk kanë dëshirë të flasin për jetën e tyre seksuale, financat, ndoshta religjionin ose politikën.

Janë disa të tjerë që kanë sekrete të posaçme që ata nuk do të donin t’ia zbulonin të huajve e ndonjëherë as miqve, si për shembull: koha që kanë kaluar në burg, dështimi në një biznes apo një sëmundje serioze. Kanë arsye për përmbajtje, të cilat mund të jenë të ndryshme varësisht nga çështja.

Disa njerëz, madje ndihen jo rehat gjatë konfrontimeve. Si pasojë, ata evitojnë bisedat që përfshijnë politikën. Për të njëjtat arsye, ata mund të hezitojnë të shprehin mendimet e mbajtura për vete në lidhje me shumë gjëra, transmeton Telegrafi.

Janë tri arsyet më të shpeshta që njerëzit mbajnë sekrete dhe nuk hapen me të gjithë në lidhje me ngjarjet e mëparshme në jetën e tyre.

Kjo përmbajtje sa u përket bisedave të tilla është e kuptueshme dhe vjen me një çmim:

1. Individi, që është i zemëruar nga ndonjëra prej këtyre rrethanave, nuk mund të jetë rehat, për shkak se ai ankth nuk është i njohur për të tjerët.

2. Njerëzit kanë tendenca të ekzagjerojnë ndjenjën e dështimit apo limiteve të ndryshme, kështu që mundohen ta mbajnë për vete, në mënyrë që të mos e vërejnë të tjerët.

3. Ka problem të caktuar. Për shembull, vështirësia që mund ta ketë një çift për të pasur fëmijë, që ndoshta nëse ndahen me të tjerët, mund të rezultojnë me marrjen e këshillave për të zgjidhur situatën nga të tjerët, që kanë qenë në atë gjendje.