Trepça shokon Yllin në Suharekë, ngjitet në tabelë

E publikuar: 16/11/2018 06:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trepça ka arritur të shënojë fitore të madhe në Suharekë me rezultat 80-79 në një ndeshje dramatike.

Sfida ishte e dominuar nga Trepça në çerekun e parë që pati epërsinë.

Megjithatë, Ylli arriti të ketë epërsi minimale pas pjesës së parë.

Deri në fund u zhvillua ndeshje dramatike dhe Trepça në fund arriti që të siguronte fitoren e madhe me një pikë epërsi.

Më i miri ishte Dorris me 24 pikë, ndihmuar nga Zekiqi me 20 pikë dhe Miner me 19 pikë.

Te Ylli ishin tri amerikanët ata që luajtën me Banks që shënoi 22 pikë, Jones që shënoi 18 pikë dhe Everet që arriti 17 pikë.

Me këtë fitore, të tretën në këtë edicion, Trepça gjendet në pozitën e pestë me vetëm një fitore larg vendit të katërt që mbahet nga Ponte Prizreni.

/Telegrafi/