Trepça nëpërkëmb Borenë

E publikuar: 16/02/2019 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me epërsi shumë të larë (149-55), Trepça ka fituar si mysafir i Boresë në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Një fillim i furishëm i mysafirëve në palestrën “Karagaçi”, ku i shënuan 22 pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë (14:36).

Akoma më bindës, ‘Minatorët’ u treguan në dhjetëminutëshin e dytë të lojës (11:36) duke shkuar në pushim me avantazh shumë të lartë.

Loja dominuesve e vizitorëve vazhdoi edhe pas pushimit, ashtu që gjatë fraksionit të tretë (13:38) vetëm sa u rrit më shumë epërsia.

Për t’i shkaktuar debakël ekipit nga Peja, skuadra nga Mitrovica e mbylli me epërsi të lartë edhe çerekun e fundit (17:39).

Kjo ishte fitorja e nëntë për Trepçën që numëron edhe dhjetë humbje, ndërsa pozicionohet në vend të katërt në renditjen tabelore.

Borea vazhdon të qëndrojë në fund të tabelës me vetëm tri fitore dhe 16 humbje, dhe e ka shumë të vështirë mbijetesën në elitë. /Telegrafi/