Trepça fiton derbin në udhëtim te Bashkimi

E publikuar: 04/11/2018 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trepça ka regjistruar fitore prej 88-84 kundër Bashkimit, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke i shënuar pesë pikë më shumë se ekipi kundërshtar (27:22).

Në fraksionin e dytë, ‘Minatorët’ shënuan një pikë më shumë se nikoqirët  (25:26), ashtu që me katër pikë avantazh për prizrenasit (52-48) skuadrat shkuan në pushim.

Mysafirët bënë paraqitje më të mirë në çerekun e tretë (15:19) duke arritur ta barazojnë rezultatin.

Ekipi mitrovicas ia doli ta fitonte dhjetëminutëshin e katërt (17:21) dhe në këtë mënyrë e fitoi edhe ndeshjen në përgjithësi.

Kjo ishte vetëm fitorja e dytë e Trepçës në shtatë ndeshjet e para, ku ka regjistruar edhe pesë humbje dhe mban vendin e gjashtë në tabelë.

Kampioni në fuqi, Bashkimi, e ka regjistruar humbjen e katërt, ndërsa ka arritur edhe tri fitore dhe aktualisht pozicionohet në vend të tretë në tabelë. /Telegrafi/