Trepça e mposht Pejën në Karagaç

E publikuar: 14/03/2018 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trepça ka regjistruar fitore në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim te Peja (58-63).

Mysafirët e nisën shumë më mirë sfidën në palestrën “Karagaç” duke e mbyllur çerekun e parë me nëntë pikë epërsi (9:18).

Në dhjetëminutëshin e dytë, vendasit shënuan tri pikë më shumë (19:16), megjithatë ‘Minatorët’ shkuan në pushim me epërsi.

Pejanët bënë paraqitje më të mirë edhe në çerekun e tretë (18:13) duke u përpjekur që ta fitonin takimin.

Megjithatë, dhjetëminutëshin e fundit e fituan vizitorët (12:16), të cilët e fituan edhe gjitha takimin.

Trepça është në vend të pestë në tabelë me 32 pikë të arkëtuara, nga 10 fitore dhe 12 humbje.

Peja mban vendin e gjashtë në tabelë me 26 pikë, nga gjashtë fitore dhe 16 humbje. /Telegrafi/