Treni godet traktorin, 9 të vdekur dhe 18 të lënduar

E publikuar: 20/05/2015 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur dhe 18 të tjerë të lënduar kur një traktor që po tërhiqte një karro të mbushur me njerëz u godit nga treni në Uttar Pradesh të Indisë, ka konfirmuar Policia, raporton BBC.

Aksidenti ndodhi në një kalim të papajisur me mbrojtëse hekurudhore afër qytetit të Bijnor-it, transmeton Indeksonline.

Mësohet se karroja barte njerëz që ktheheshin nga një ceremoni në një prej tempujve Hindu. /Indeksonline/