Tregimi i një myslimani që pa me sytë e tij shfarosjen e familjes në Mianmar

E publikuar: 14/09/2017 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua që bota të vendoset në këpucët tona – ne jemi njerëz sikur ata dhe meritojmë të jetojmë si ata”, ishin fjalët e 30 vjeçarit i quajtur Ahessan.

Ahessan 30 vjeç, vjen nga shteti Rakhine i Mianmar-it, i cili këtë shtet ai e lëshoi javën e fundit.

Lexojeni me kujdes rrëfimin e tij:

Emri im është Ahessan, jam 30 vjeç. Para se të ndodhin sulmet ushtarake, isha fermer në fshatin tim Chin Khali, por i mësoja gjuhën angleze fëmijëve pasi e e përfundoja punën, kështu që unë isha një njeri shumë i zënë, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Në mëngjesin e 25 gushtit po bëja mëngjesin me familjen time kur ushtria hyri në fshat dhe nisi të na gjuante me armë. Ata qëlluan pa dallim ndaj civilëve ku pesë anëtarë të familjes sime mbetën të vdekur.

E gjeta nënën time të shtrirë në dysheme me plagë të plumbave në shpinë, motra ime shtrihej afër me plagë të thikës në fytyrën dhe trupin e saj. Ishte skena më shqetësuese që kam parë, por nuk kisha kohë të trishtohesha, sepse kisha frikën se ushtria do të më qëllonte edhe mua.

Një ushtar u përpoq të përdhunonte motrën time, ajo rezistoi, por ata e rrahën atë. Ajo është aq e traumatizuar sa ajo nuk ka folur asnjë fjalë që nga ajo kohë, dhe ajo mezi mund të lëvizë – vëllai dhe unë e bartëm këtu në Bangladesh me një bambu dhe një batanije.

Ne pamë shumë gjëra të tmerrshme në rrugën për në Bangladesh – ka pasur trupa të vdekur, fëmijët që qajnë dhe të moshuarit që vdesin nga uria. Kur arritëm në kufi, kishte mbi një mijë Rohingya të tjerë duke u përpjekur të kalonin lumin – përfundimisht gjetëm një anije që na çoi drejt Bangladeshit.

Jeta jonë në Bangladesh është shumë e mjerueshme – nuk kemi strehim të duhur, nuk ka kanalizime dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të bërë gjumë.

Unë besoj se e gjithë bota po na ndihmon dhe na mbështet dhe, për këtë unë u jam shumë mirënjohës atyre. Por dua që bota të vendoset në këpucët tona – ne jemi njerëz si ata.