Tre të vdekur dhe 292 raste të reja me COVID-19

E publikuar: 20/02/2021 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndërruar jetë tre persona si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar 292 raste të reja.

Kurse janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470.

Numri total i rasteve pozitive është 65,982 raste nga 282,904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.571 raste të vdekjes.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).

Ndërsa, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.