Tre të rinj marrin përgjegjësinë e botnetit Mirai i cili rrëzoi një pjesë të uebit vitin e kaluar

E publikuar: 14/12/2017 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paras Jha 21 vjeç, Josiah Whie 20 vjeç dhe Dalton Norman 21 vjeç u deklaruan fajtor për krijimin dhe shfrytëzimin e botnetit Mirai vitin e kaluar.

Tre të rinjtë mbanin në funksion një rrjet që shfrytëzohej për sulme DDoS dhe e përdornin për biznes.

Jo vetëm që kërkonin para nga kompanitë që donin të mbronin shërbimet e tyre por edhe jepnin me qera botnetin tek sulmues të tjerë.

Jha ofroi 13 bitcoin, të cilët aktualisht vlerësohen me 225 mijë dollar në këmbim të lirisë ndërsa Whie tha 33 bitcoin me vlerë 500,000 dollar.

Vitin e kaluar botneti Mirai rrëzoi një pjesë të uebit pas një sulmi DDoS ndaj ofruesit të DNS Dyn.

Rrjeti përbëhej nga mëse 100,000 pajisje ku përfshiheshin kamera IP dhe DVR nga kompania Kineze Hangzhoo Xiongmai.

Pas publikimit të kodit bazë të Mirai, 400 mijë pajisje u kompromentuan sepse pajisjet e kompanisë Kineze kishin emrat përdoruesish dhe fjalëkalime të ndryshuar nga fabrika. /PCWorld Albanian