Tre të arrestuar për sulm fizik me shqelma ndaj dy policëve mitrovicas

E publikuar: 29/07/2020 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësorë si pasojë e sulmit fizik të ciliëve iu kanë bërë disa qytetarë ndërsa ata po kryenin detyrën e tyre tek rrethi kryesor në Mitrovicë.

Lidhur me këtë rast, Zyrtari për informim për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka thënë se Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, dy prej të cilëve janë ndaluar në procedura ligjore.

”Vepra është cilësuar sulm apo pengim i personit zyrtar”.

Shkak për gjithë këtë përplasje fizike për të cilën më parë raportoi Klan Kosova, qe një kontekt i kundërvajtjes ndaj ngasësit të një veture.