Tre punëtorë të Postës së Kosovës të infektuar më COVID-19

E publikuar: 15/06/2020 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mesin e 129 rasteve të reja me koronavirus janë konfirmuar edhe tre punëtorë të Postës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shefi i Shtabit Emergjent në Postën e Kosovës, Xhevdet Smakiqi.

“Po nga ritestimi i 6 qershorit i kemi edhe 3 kolegë të infektuar në Zyrën Qëndrore. Në total numri ka shkuar në 24”, tha Smakiqi për Gazetën Sinjali.

Tre të infektuarit janë raste kontakti të punëtorëve të konfirmuar me koronavirus të datës 5 qershor.

“Janë ritestuar se kanë pasur siptoma dhe kaë rezultuar sonte pozitiv”, përfundoi Smakiqi.

IKSHPK njofton se “në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private”.

Aktualisht, numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 1615, të shëruar 963 dhe 33 pacientë të vdekur.