Tre ministra dhe Avokati i Popullit raportojnë për minierën e re të KEK’ut

E publikuar: 03/07/2018 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër paradite, tre ministra të kabinetit qeveritar të Haradinajt dhe avokati i popullit do të diskutojnë për Minierën e Re të KEK-ut.
Nga ora 10, Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Albena Reshitaj, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Hamza, ministër i Financave si dhe Hilmi Jashari, Avokat i Popullit bashkë me përfaqësuesit e fshatit Hade raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, transmeton Indeksonline.

Ky raportim mbahet lidhur me vendimin e qeverisë për themelimin e grupit teknik me qëllim të propozimit të zhvillimit të Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës