Tre kërkesat ndaj Serbisë për dialogun me Kosovën

E publikuar: 27/03/2015 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini sot do të qëndrojë në Beograd me tri kërkesa: kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, implementimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën, dhe përcaktimin e saktë të rendit të ditës së takimit të radhës në Bruksel.

Ndërkaq, sipas gazetës “Novosti”, pala serbe do të përpiqet që të imponojë si temë edhe formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Mogherini e cila për herë të parë sot viziton Beogradin, do të takohet me zyrtarët më të lartë të Serbisë: presidentin Tomisllav Nikoliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe shefin e diplomacisë, Ivica Daçiç. /albeu.com/