Tre autobusë me serbë vizituan Mushtishtin (Foto)

E publikuar: 28/08/2015 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diku rreth 150 serbë me tre autobusë sot vizituan fshatin e Mushtishtit. Ata kanë ardhur rreth orës 7:30 për tu larguar në mesditë.

Serbët e ardhur nën përcjelljen e policisë kanë mbajtur një leturgji tek kisha në një pjesë të thellë të Mushtishtit dhe kanë vizituar varrezat bashkë me pronat e tyre në fshat.

Policia e Kosovës, Stacioni në Suharekë kanë përcjellur gjithë mbarëvajtjen e vizitës dhe nuk kanë lejuar të ndodhte as më i vogli incident.

Derisa ata u larguan disa të rinjë të fshatit Mushtisht kanë ngritur disa pankarta në mos-pajtim për kthimin e serbëve në Mushtisht./TherandaPost/