Travolta zbulon çelësin e suksesit për një martesë të lumtur

E publikuar: 10/02/2017 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

John Travolta ka zbuluar çelësin e suksesit për një martese të gjatë dhe të lumtur. Aktori ka thëne se arsyeja përse ai dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston kanë një martesë kaq të shëndetshme është sepse ata kanë aftësinë që të kënaqen dhe të kalojnë mirë me njëri-tjetrin.

Ylli 62-vjeçar, i cili u martua në vitin 1999 u shpreh se gjatë gjithë këtyre viteve ata kanë patur shumë probleme, por i kanë kaluar gjithmonë me humor.

Më pas, Travolta ka thënë se shpenzon shumë kohë me fëmijet e tij, Ella dhe Benjamin, përkatësisht 16 dhe 6 vjeç.