Trashëgimtari i fronit të Samsung Jay Y. Lee apeloi dënimin me burg

E publikuar: 12/10/2017 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trashëgimtari i fronit të Samsung, Jay Y. Lee, filloi ditën e sotme apelimin e vendimit të gjykatës e cila i dha dënimin me 5 vite burg nën akuzat e korrupsionit.

49 vjeçari u dënuan në Gusht nga një gjykatë më e ulët e cila e akuzonte për korrupsion pasiv së bashku me ish presidenten e vendit Park Geun Hye në përpjekje për të forcuar pozitat e tij brenda konglomeratit.

Ekspertët ligjorë thanë se një vendim ndaj apelimit do të jepet jo përpara muajit Shkurt të vitit të ardhshëm.

Pala humbëse do të dërgojë çështjen në gjykatën Supreme e cila është shkalla më e lartë e apelimit në Korenë e Jugut.

Që nga muaji Gusht, Lee u shfaq për herë të parë përpara mediave gjatë seancës së ditës së sotme.

Edhe pse Lee asnjëherë nuk kishte kërkuar ndihmën e Park në mënyrë direkte, fakti se shkrirja e dy filialeve të Samsung në 2015-ën ndihmoi në çimentimin e pozitave të tij linte gjykatën të kuptonte se ai po kërkonte ndihmën e presidentes për të arritur qëllimet.

Mbrojtja e Lee sfidoi logjikën e gjykatës së ulët për veprimet e Lee të cilat janë nënkuptuar si një kërkesë për ndihmë nga presidentja e cila përfitoi në formën e një ndihme financiare dhënë mikes së saj Choi Soon-sil.

Gjykata argumentonte se 6.27 milion dollarët e dhënë për të sponsorizuar karrierën e vajzës së Choi Soon-sil ishte njëlloj sikur ti kishte pranuar vetë Park. /PCWorld Albanian