Transmetim direkt për Kosovë i finales Francë – Kroaci

E publikuar: 15/07/2018 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Luzhniki Stadium zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Përfaqësuesja e Francës dhe ajo e Kroacisë janë në kërkim të trofeut në turneun më të madh botëror të futbollit.

Natyrisht se është fjala për një supertakim, ndërmjet dy kombëtareve më të mira në këtë Botëror.

Në mënyrë që një ndeshje e këtillë të mos i ikë asnjë futbolldashësi nga Kosova, është kujdesur platforma online, GjirafaVideo.

Kjo platformë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Radio Televizioni i Kosovës për të shfaqur këtë ndeshje në internet.

Shikimi i ndeshjes mundësohet në kualitet shumë të lartë, pa reklama dhe normalisht në komentim shqip.

Nuk duhet harruar, video e mëposhtme është e vlefshme vetëm për ata brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/