Transformon fytyrën nëpërmjet grimit që të ngjajë me personazhet e filmave (Foto)

E publikuar: 07/03/2019 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lilliam Baez nga Republika Dominikane, që jeton në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është arkitekte e diplomuar, por e ka lënë dizajnimin e shtëpive që të punojë si artiste grimi.

Afro 60 mijë ndjekësit e saj në Instagram, kanë mundësinë të shohin se si ajo e transformon fytyrën nëpërmjet grimit, që të duket sikur personazhet e filmave të saj të preferuar, transmeton Telegrafi.

Disa prej pamjeve të saj, përfshijnë Groot i Marvel nga Guardian’s of Galaxy, që tregon nivelin e mungesës së pemëve në ambient, si dhe një tjetrën me një dorë sikur të jetë metalike, me të cilën kërkon të drejta për gratë.

Megjithëse punon si artiste grimi, Baez ka thënë se nuk ka hequr dorë prej arkitekturës, profesion në të cilin do të përfshihet, kur të arrijë projekti i duhur. /Telegrafi/