Transformon fytyrën në forma të frikshme, duke përdorur vetëm produkte kozmetike (Foto)

E publikuar: 20/08/2018 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Toma Skabeikyte shfrytëzon vetëm produktet kozmetike dhe kalon nga 16 orë për të transformuar fytyrën në format më të frikshme. Gjë që po i sjellë mijëra ndjekës në Instagram.

Madje, 28-vjeçarja nga Lituania, që teknikë e ka mësuar vetë, krijon edhe mashtrime optike, duke përfituar pamje që nuk ngjanë me botën reale, transmeton Telegrafi.

Studentja e dizajnit grafik në kolegjin e Vilniusit, është futur në dhjetëshen e parë të NYC Face Award’s Baltics 2018, ndërsa shpreson që artin e lyerjes së trupit ta bëjë profesion dhe të gjejë punë si eksperte e efekteve speciale.

Klouni i tmerrshëm, kukulla e vjetër dhe fytyra nën re, janë disa prek pamjeve kreative që Skabeikyte i ka bërë në fytyrën e saj. /Telegrafi/