Transformimi i jashtëzakonshëm i 7 vjeçarit që peshonte vetëm 7 kg

E publikuar: 31/10/2018 05:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Morse ka thënë për Daily Mail se e kishte parë Ryan në Facebook në qershor të vitit 2014 dhe menjëherë bashkë me burrin e saj kishin vendosur ta adoptonin. Çifti ka dy fëmijë biologjikë, një djalë 13 vjeç dhe një tjetër 7 vjeç. Po ashtu ata kanë adoptuar një vajzë 7 vjeçare me sindromën Down nga Rusia, në vitin 2012.

Në fund të tetorit të vitit 2015, Morse fluturoi në Bullgari për të adoptuan Ryan. Ai ishte shumë i dobët dhe peshonte vetëm 7 kg. Trupi i tij ishte i mbuluar me qime, çka tregonte se kjo ishte një përpjekje e fundit për ta mbajtur trupin ngrohtë. Ajo kishte frikë se ai mund të vdiste para se ajo të bënte të gjitha dokumentet e adoptimit.

“Takimi i parë ishte vërtet i frikshëm. Ai ishte kockë e lëkurë dhe dukej si një skelet. Gjëja e vetmja që mendova ishte se ai do të vdiste,” ka thënë Morse për Inside Editon.

Sapo ajo mbërriti në SHBA ajo e dërgoi djalin menjëherë në spital, ku nisën ta ushqenin me një tub.

Pas kësaj ai fatmirësisht nisi të merrte gradualisht peshë. Sot ai peshon 23 kilogramë dhe Morse e ka regjistruar atë në një shkollë publike, ku progresi i tij do të vazhdojë me ndihmën e një mësueseje speciale.

Mjekë thonë se mund të duhen vite që ai të shërohet plotësish