Transferimi i Coutinhos në Barcelonë, i “pamundur” (Foto)

E publikuar: 21/08/2017 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohej se është shumë afër transferimit në Barcelonë, por duket se Coutinho do të vazhdojë të qëndrojë te Liverpooli.

Njerëzit që e rrethojnë, Philippe Coutinhon, besojnë se tani është “praktikisht e pamundur” që mesfushori t’i bashkohet Barcelonës nga Liverpooli këtë verë, raportojnë “RAC1” e “Mundo Deportivo”.

Liverpooli ka refuzuar tri oferta të Barcelonës, duke insistuar se Coutinho nuk është në shitje.

Dhe sipas gazetarit, Guillem Balague, të “Sky Sports”, Barcelona ka vendosur të tërhiqet pas insistimit të Liverpoolit për të mos e shitur brazilianin.

Sipas gazetarit të “Sky Sports”, Barcelona të premten bëri ofertë për Coutinhon deri në 130 milionë euro dhe i kishte dhënë Liverpoolit ultimatum deri të dielën në ora 19:00 për ta pranuar atë, por “Të Kuqtë” refuzuan sërish pasi nuk duan të humbasin liderin e tyre. /Gazeta Express/