Trajtohej për helmim nga ushqimi, ia gjejnë në bark 100 gozhda dhe mbi 200 monedha (Foto)

E publikuar: 26/11/2017 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maksud Khan nga Madhya Pradeshi i Indisë, ishte pranuar në spital meqë ankohej për vjellje, por nuk tregonte për shprehinë e keqe që kishte.

Për një kohë të gjatë, 35-vjeçari kishte përpirë objekte të ndryshme metalike, të cilat kishin arritur peshën prej rreth shtatë kilogramëve, transmeton Telegrafi.

Pacienti pas intervenimit

Gjatë operimit, atij i janë larguar 100 gozhda që peshonin një kilogram e gjysmë, si dhe 263 monedha.

Fotografimi me ultrazë

Pos këtyre, atij i janë larguar dhjetëra zhiletë për rroje, copëza xhami, si dhe një kapëse metalike, e gjatë 16 centimetra.

Disa nga pjesët që ia nxorën prej barku

Ekspertët janë shprehur të befasuar se si ka mundur t’i përpijë ato e si ka mundur t’i mbajë në trup tërë ato pa pasoja shëndetësore. /Telegrafi/