Trajtimi i keq i Behramit, thirrje për të rinjtë në Zvicër të luajnë për Kosovën

E publikuar: 08/08/2018 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përzërja e Valon Behramit nga përfaqësuesja e Zvicrës është vlerësuar goditje e rëndë për të dhe shqiptarët e tjerë që luajnë për “helvetikët”.

E rëndë është sidomos mënyra se si i janë treguar dyert dhe arsyet për këtë, që s’kanë të bëjnë shumë me sportin. Në këtë klimë të krijuar, më së shumti mund të përfitojë Kosova, shkruan Koha Ditore.

Lojtarët e rinj kosovarë që janë lindur e rritur në Zvicër, duke parë trajtimin e keq të heroit të futbollit të këtij vendi – Behramit, më lehtë mund të vendosin të luajnë për Kosovën në të ardhmen.

Kjo vlen edhe për lojtarët që e kanë moshën të përcaktohen qysh tash. Kështu vlerëson ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki. Ai është ndër më meritorët për afrimin në përfaqësuese të Kosovës të shumë lojtarëve që më herët kanë luajtur për vende të tjera. Koha më e madhe e tetë vjetëve të tij në krye të Kosovës (2009-2017) i ka shkuar duke u endur nëpër Evropë, sa të njëri sa te tjetri lojtar për t’i bindur të luajnë për Kosovën. Në një moment, është ndalur edhe te Behrami…