Alex Texeira e zëvendëson Costën te Chelsea

E publikuar: 30/11/2015 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat angleze po flasin për një dëshirë shumë të madhe të Chelsea për të afruar në skuadër brazilianin ,që po shkëlqen në Ukrainë te Shakhtar Donetsk, Alex Texeira.

Ky i fundit ka shënuar 23 gola në po kaq ndeshje këtë sezon ,duke shfaqur një formë të jashtzakonshme ndërsa bëhet e ditur ,se lojtari që do të largohet në këtë rast do të jetë Diego Costa i cili jo vetëm që nuk po kalon një moment të mirë ne fushë, por ka edhe fërkime me trajnerin Jose Mourinho.