Trajneri i tij nuk fiton dhe skuadra nuk ka shënuar gol, por Ronaldo ia vazhdon kontratën

E publikuar: 19/09/2018 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Valladolid, Sergio Gonzalez, ka nënshkruar kontratë edhe për një vit deri në qershor 2020.

Ish shefi i Espanyolit, që u bë i famshëm kur luante me Deportivo La Corunan opër nëntë vite u emërua te Valladolid në prill.

Sergio udhëhoqi klubin në kthimin në elitë.

Valladolid u kthye në elitë pas një mungese katërvjeçare dhe më pas nënshkroi një marrëveshje deri në fund të edicionit 2018/19.

Megjithatë, presidenti i ri i klubit, Ronaldo Nazario, ia ka shtuar edhe një vit tjetër në marrëveshjen e trajnerit.

Pavarësisht fillimit të keq të sezonit aktual në La Liga, ku Valladolid nuk ka arritur ende të shënojë apo të fitojë në katër javët e para, klubi i ka besuar.

Kjo me të vërtet një meritë e presidentit legjendë të futbollit brazilian, Ronaldos, që di të gjykojë dhe me këtë veprim i ka dhënë besim trajnerit. /Telegrafi/