Trajneri i Llapit, Rexhepi: Ia urojë fitoren Feronikelit, por ne luajtëm më mirë

E publikuar: 24/02/2019 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Llapit, Xhengis Rexhepi ka folur pas humbjes së ekipit të tij nga Feronikeli me rezultat 2-0.

Llapi është mposhtur në udhëtim te Feronikeli në ndeshjen e javës së 19-të dhe kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i llapjanëve, Rexhepi.

“Ia urojë fitoren Feronikelit, por rezultati nuk e tregon epilogun e ndeshjes, pasi ekipi më i mirë në fushë ishte Llapi”, ka thënë fillimisht Rexhepi pas ndeshjes.

“Feronikeli tërë kohën është mbrojtur, ne e kemi humbur ndeshjen me gabimet tona”.

Foto gjatë ndeshjes Feronikeli – Llapi

Trajneri nga Maqedonia gjithashtu shtoi se kampionati është i gjatë dhe futbollistët e tij nuk do të dorëzohen deri në fund luftën për titull.

“Nuk e kemi merituar këtë humbje, por kampionati është ende i gjatë dhe jeta vazhdon”.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund në çdo ndeshje”, përfundoi trajneri i Llapit.

Ndryshe, Llapi me këtë humbje ka mbetur në pozitën e tretë me shtatë pikë më pak se Feronikeli në vendin e parë dhe pesë më pak se Prishtina, të cilët i pret në ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/