Trajneri i Levantes, Lopez: Bardhi është i talentuar, duhet të përmirësohet

E publikuar: 24/04/2018 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enis Bardhi ishte lojtari i ndeshjes për Levanten në fitoren 1-3 ndaj Athletic Bilbaos.

Shqiptari arriti të shënojë dy gola në dy minuta nga gjuajta e lirë, që në fund dolën të jenë vendimtar.

Pas kësaj 22-vjeçari mori lëvdata edhe nga trajneri i Levnats, Paco Lopez.

“Ai është një djalosh që ka qëllimin të bëjë gjëra të mëdha në futboll”.

“Ai ka talent, unë kam folur me atë dhe ai e din që duhet të përmirësohet ende në shumë gjëra”.

“Ka gjithë besimin tim edhe pse nuk ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet”, ka thënë Lopez për MARCA.

Në këtë sezon Bardhi ka shënuar katër gola nga gjuajtjet e lira. /Telegrafi/